UBT News

Kanye West po e ndryshon ligjërisht emrin e tij, ai do të quhet vetëm “Ye”!

QUEENS, NY - OCTOBER 02: Kanye West performs during The Meadows Music & Arts Festival at Citi Field on October 2, 2016 in Queens, New York. (Photo by Taylor Hill/Getty Images for The Meadows)

Ju e njihni si Kanye West – por nuk do ta thërrisni në këtë emër për shumë kohë!

Reperi i njohur me famë botërore, 44 vjeç, ka paraqitur zyrtarisht një dokument për të ndryshuar emrin e tij nga Kanye Omari West në vetëm Ye, pa emër të mesëm ose mbiemër, sipas dokumenteve të Gjykatës Superiore të Los Angeles të marra nga The Associated Press, transmeton UBT News.

Ndërsa revista PEOPLE ka raportuar se ndryshimi i emrit është i shënuar në dokument si për “arsye personale”, pa dhënë informacione të mëtejshme./UBTNews

Exit mobile version