UBT News

Kanye West nuk është më në lidhje me modelen Vinetria

Sipas mediave të huaja, thuhet se ndoshta modelja nuk e duroi dot konkurrencën me Kim Kardashian!

Page Six ka mësuar ekskluzivisht se Kanye West nuk është më në lidhje me modelen Vinetria. Dyshja u ndanë pasi ishin të lidhur për disa muaj.

Reperi i “Touch the Sky” nuk po e ndjek më Vinetria-n në Instagram, megjithëse ajo vazhdon ta ndjekë atë.

Ata ishin parë bashkë më herët dhe madje ndoqën një ndeshje të basketbollit në Minneapolis.

Ndarja e tyre vjen pasi stilisti i Yeezy, 44 vjeç, i është lutur publikisht Kim Kardashian që të “kthehet përsëri” tek ai, ndonëse kjo lutje nuk pati dobi.

Ndërkohë, Kim, e cila u deklarua për t’u shpallur ligjërisht beqare në mes të procedurave të divorcit me West, ka qenë e zënë duke kaluar kohë me atë që po përflitet si i dashuri i saj, 28-vjeçari Pete Davidson./UBTNews/

Exit mobile version