UBT News

Kanye West në një lidhje sekrete dashurie me modelen Irina Shayk

Artisti i njohur, Kanye West ka ngjallur sërish kureshtjen e publikut pas spekulimeve se ka filluar një lidhje dashurie me modelen ruse, Irina Shayk. West ishte një ndër më të përfourit gjatë fillimit të vitit 2021, pas procesit të divorcit nga partnerja e tij prej gati 7 vitesh, Kim Kardashian, që u konfirmua në shkurt. Ai ka qëndruar i heshtur përgjatë shumicës së kohës dhe nuk ka dhënë ndonjë deklaratë apo njoftim.

Kjo derisa firma e dizajnit të reperit (Yeezus) bëri të ditur për revistën DeuxMoi se ata janë bashkë, por çifti nuk ka dalë me ndonjë deklaratë para publikut.

 “Kanye West është në fshehtësi me nënën e foshnjes së aktorit Bradley Cooper, Irina Shayk”, thuhet në njoftim.

Kush është Irina Shayk?

Bukuroshja e njohur ruse numëron 15 milionë ndjekës në Instagram. Ajo si fillim mori vëmëndje pas paraqitjes së saj në revistën e njohur amerikane, “Sports Illustrated Swimsuit Issue”, në vitin 2011, e një vit më herët ajo vetë kishte qenë pjesë e klipit të këngës së reperit Kanye West “Power”, një ndër hitet e vitit 2010. Shayk përgjatë kësaj kohe ishte në një lidhje me yllin botëror të futbollit, Cristiano Ronaldo, por ata ndanë rrugët në vitin 2015.

Shayk ka pasur 38 paraqitje në revistën e njohur “Vogue”. Lidhjen e fundit publike ajo e pati me aktorin e njohur amerikan, Bradley Cooper. Ata ishin bashkë për 4 vite, ku edhe u bënë prindër të një vajze, por ata u ndanë nga njëri-tjetri në vitin 2019.

Hapi tjetër për të dy

Të dy duken të përqëndruar në profesionet e tyre. Kanye West pritet të publikojë albumin e tij të 10-të “Donda”, i emëruar për nënën e ndjerë të reperit, ndërsa Shayk duket e vendosur në karierrën e saj si aktore dhe modele. Për tani çdo gjë rreth këtij çifti që “pushtoi” botën rozë duket se do të vazhdojë të jetë një mister./UBTNews

(Ulis Hamiti, student i vitit të parë në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version