UBT News

Kanye West ‘i lutet” Kimit që të kthehet!

Reperi Kanye West nuk ka hequr dorë nga martesa e tij!

Ylli i hip hop-it i ka bërë një apel publik gruas së tij, Kim Kardashian t’i kthehet, në koncertin e mbrëmshëm ku performoi krah reperit Drake.

Gjatë performancës së tij, West devioi pak nga mesazhi kryesor i koncertit dhe tentoi t’ia përçonte një mesazh gruas së tij që t’i kthehet.

“Kam nevojë të më kthehesh. Më konkretisht, Kimberly”, tha mes tjerash reperi.

Kjo ishte performanca e parë e tij pas pesë vitesh dhe ky gjest i tij ngjalli reagim të madh te publiku. Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në muajin shkurt, pas shtatë vitesh martesë./UBTNews

Exit mobile version