Kanye West, reper dhe biznesmen amerikan, së fundmi njoftoi në Instagram se komentet e tij antisemitike e çuan atë në humbjen e mbi 2 miliardë dollarëve në një ditë të vetme.
Si rezultat i komenteve të diskutueshme, të cilat shumë i cilësuan “gjuhë urrejtjeje”, korporatat si Adidas dhe Gap tërhoqën të gjitha aleancat fitimprurëse të marketingut me të.
Kanye West, i njohur si Ye, kishte bërë një postim në Instagram ku shkruhej: “Kam humbur 2 miliardë dollarë në një ditë. Dhe unë jam ende gjallë. Ky është një fjalim dashurie”, ka shkruar ai. “Unë ende ju dua. Zoti ende ju do. Paratë nuk janë ai që jam unë. Njerëzit janë ajo që jam unë”.
Ky postim i drejtohej kryesisht Emanuel Arit, CEO i Endeavour, i cili i kishte këshilluar njerëzit të ndërpresin të gjitha lidhjet me Kanye West për shkak të komenteve të tij përçarëse.
Ky postim është shpërndarë në faqen zyrtare në Instagram të Kanye West dhe ka marrë më shumë se 1.5 milionë pëlqime.
Kujtojmë se markat e njohura si Adidas, Balenciaga dhe Gap gjithashtu kanë ndërprerë lidhjet me reperin pas komenteve të tij antisemitike.
Siç është raportuar nga Forbes të mërkurën, pasuria neto e Ye ka rënë në afërsisht 400 milionë dollarë si rezultat i humbjeve duke e rrëzuar atë nga lista e miliarderëve./UBTNews/