UBT News

Kanye West ftohet në muzeun e Holokaustit pas komenteve antisemite

Muzeu i Holokaustit në LA dëshiron që Kanye West ta vizitojë, në mënyrë që të mund të edukohet pasi bëri komente antisemitike për të cilat u ndalua edhe nga Instagrami.

“Fjalët kanë rëndësi dhe fjalët kanë pasoja. Ne ju nxisim që të na vizitoni në Muzeun e Holokaustit LA për të kuptuar se si fjalët mund të nxisin dhunë dhe gjenocid të tmerrshëm”, shkroi në një deklaratë Muzeu i Holokaustit L.A.

Muzeu shpjegoi se fjalët e tij janë të fuqishme dhe mund të çojnë në dhunë kundër popullit hebre.

Muzeu theksoi gjithashtu se ata edukojnë për të gjitha gjenocidet, përfshirë gjenocidin armen, duke vënë në dukje se fëmijët e tij që ai ndan me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian, janë me origjinë armene./UBTNews/

Exit mobile version