Në një farë mënyre, ishte e vështirë ta imagjinonit miliarderin Kanye West duke jetuar në një apartament modest!
Pasi shpenzoi më shumë se 4.5 milionë dollarë për një shtëpi përballë Kim Kardashian, Kanye West ka në plan të shpenzojë edhe më shumë para për ta shkatërruar atë dhe për të ndërtuar një shtëpi krejt të re pikërisht sipas dëshirës së tij.
“Ai e bleu shtëpinë vetëm për vendndodhjen”, tha një burim. “Është pranë Kim-it dhe fëmijëve. Ai ka një vizion për shtëpinë dhe planifikon të fillojë ndërtimin sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kjo vjen pasi West, shpenzoi 57.3 milionë dollarë për një shtëpi moderne luksoze në Malibu. Ndonëse është vetëm 30 minuta larg me makinë, ishte ende shumë larg për artistin.
Një burim i veçantë tha për The Post, se reperi kishte nevojë për qasje më të mirë dhe më të shpejtë me fëmijët e tij.
Shtëpia që bleu Kanye përball shtëpisë së Kim Kardashian, është hera e parë që del në shitje në 67 vjet, që kur ajo u ndërtua në vitin 1955./UBTNews/