Kanye West po e blen Parlerin, platformën alternative të mediave sociale e favorizuar nga shumë konservatorë.
Kompania mëmë e Parler njoftoi rreth marrëveshjes mëngjesin e së hënës. Blerja vjen pasi Westit, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, iu bllokua përkohësisht llogaria në Twitter pas një postimi antisemitik.
Detajet e marrëveshjes me platformën Parler nuk u zbuluan, megjithëse platforma tha se duhet ta nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare me reperin, dhe pret që kjo të mbyllet në tremujorin e katërt./UBTNews/