UBT News

Kanye West bëhet fqinji më i ri i Kim Kardashian

Kanye West dhe Kim Kardashian nuk janë më bashkë, ndonëse duket ata ende do të jenë pranë njëri-tjetrit.

Reperi, 44 vjeç, bleu një shtëpi në Hidden Hills, që është pikërisht përballë asaj që ndante dikur me tani ish-gruan e tij, Kim Kardashian.

Fituesi i Grammy-t e bleu shtëpinë në fillim të këtij muaji për 4.5 milionë dollarë.

Pasi Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc në shkurt, ajo dhe West ranë dakord për kujdestarinë e përbashkët ligjore për katër fëmijët e tyre: North, 8, Saint, 6, Chicago, 3 dhe Psalm, 2./UBTNews/

Exit mobile version