Kanye West po planifikon një udhëtim në Rusi, për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai gjithashtu synon të rrisë biznesin e tij në vend me zhvilluesin miliarder Aras Agalarov, i njohur ndonjëherë edhe si Trumpi i Rusisë dhe djalin e tij muzikant, Emin.
Vizita me Putinin planifikohet për të mbajtur një shfaqje të Shërbimit të së Dielës si shfaqjet e tij të para ndonjëherë në Rusi dhe për të zgjeruar sipërmarrjet e tij të biznesit në vend, kështu të paktën bëri të ditur bashkëpunëtori dhe këshilltari i tij, Ameer Sudan, për Billboard.
Rusia do të jetë “një shtëpi e dytë” për Kanye, tha ai duke shtuar se “do të kalojë shumë kohë atje”.
West po punon gjithashtu për marrëveshje të reja biznesi me familjen Agalarov, sipas Sudanit, dhe ndonëse ai nuk zbuloi detaje, ai parashikoi se ato do të rrisnin pasurinë e West në më shumë se 10 miliardë dollarë.
Në nëntor, West në fakt e krahasoi veten me Putinin, duke e quajtur veten “Putin i ri” gjatë një interviste në podcastin Drink Champs./UBTNews/