UBT News

Kanye nuk do të shkojë në Coachella nëse Billie Eilish nuk kërkon falje për komentet rreth Travis Scott

Reperi 44-vjeçar, Kanye West, po refuzon të performojë në Coachella, nëse kolegja e tij kryesore Billie Eilish, 20, nuk kërkon falje për komentet që ajo bëri në lidhje me sigurinë gjatë koncertit të saj të 5 shkurtit në State Farm Arena në Atlanta.

West shkroi në Instagram “ankesat e tij” ndaj Billie Eilish, e cila ndaloi performancën e saj në natën e dytë të turneut të saj botëror “Happier Than Ever” për të gjetur një inhalator për një fanse të shqetësuar në audiencë.

“A keni nevojë për një inhalator? Kush ka nevojë për të?” tha Eilish, duke iu drejtuar turmës, sipas NBC News. “A kemi inhalator? A mund të kemi vetëm një? Djema, jepni pak kohë. Mos u grumbulloni… Ne po kujdesemi për njerëzit tanë, duroni. Pres që njerëzit të jenë mirë derisa të vazhdoj”.

Pavarësisht se nuk e përmendi Travis Scott, West i mori komentet e Eilish si një fyerje të drejtpërdrejtë pas tragjedisë së Festivalit Astroworld në nëntor që la 10 fansa të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

“Billie, ne të duam”, shkroi Kanye. “Ju lutemi kërkoni falje Trav dhe familjeve të njerëzve që humbën jetën”.

“Askush nuk kishte e ndërmend se do të ndodhte kjo”, shkroi ai. “Trav nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur ishte në skenë dhe ishte shumë i lënduar nga ajo që ndodhi”.

Ai gjithashtu dukej se nënkuptonte se Scott do t’i bashkohet atij në festival pavarësisht nga fakti se Scott, u tërhoq nga formacioni dhjetorin e kaluar pas një peticioni të change.org që mblodhi mbi 60,000 nënshkrime.

Përfundimisht West shkroi, “Trav do të jetë me mua në Coachella, por tani kam nevojë që Billie të kërkojë falje përpara se të performoj”./UBTNews/

Exit mobile version