Reperi Kanye West i kërkoi sërish falje ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, lidhur me stresin që i ka shkaktuar me postimet e tij në internet.
Në një intervistë eksluzive për ABCNews që u transmetua mëngjesin e sotëm, 45-vjeçari foli hapur për raportin e tij me Kim Kardashian, e cila dorëzoi kërkesën për divorc në shkurt të vitit 2021 pas afërsisht shtatë vjetësh martesë.
“Ajo është nëna e fëmijëve të mi, dhe i kërkoj falje për stresin që ia kam shkaktuar, edhe kur isha i zhgënjyer, sepse Zoti do që unë të jem i fortë. Por gjithashtu, askush nuk duhet t’i shkaktojë stres. Ajo duhet të përjetojë më pak stres, të jetë e shëndetshme dhe sa më e qetë që t’i rrisë ata fëmijë”, deklaroi ai.
Betejat e vazhdueshme personale, tha West, i kujtuan atij ato profesionale të cilat i ka përjetuar me markat e modës Adidas dhe Gap./UBTNews/