Prej kohësh interneti flet për romancën e re mes Irina Shayk dhe Kanye West! Ndonëse fillimisht u dukën si thashetheme tipike të pas ndarjes, duket se dyshja janë bashkë prej më shumë kohës nga ç’mendonim ne.
Burime kanë konfirmuar për Us Weekly se “Kanye dhe Irina janë bashkë prej disa muajsh.”
Madje, edhe më interesant është fakti që Kanye gjithmonë ka patur diçka për supermodelen. Nëse ju kujtohet, pjesëmarrja e saj në videoklipin “Poëer” në 2010 dhe në pasarelën e prezantimit të Yeezy-it në Javën e Modës në Paris, nuk ishin dhe aq rastësore.
“Irina dhe Kanye kanë kaluar shumë kohë bashkë dhe e njohin njëri-tjetrin. Ai gjithnjë ka menduar që Shayk është e mrekullueshme, por tani po shohin si do të shkojë e gjithë kjo.”
Ky përditësim i romancës së re vjen pas lajmit se dyshja po dalin bashkë 100% në mënyrë romantike! Nuk e dimë si do të shkojë e gjithë kjo, por dimë pak a shumë ç’mendon Kim për flirtin e ri.
Sipas E!Neës, Kim i ka dëgjuar të rejat për ish-bashkëshortin, por është përpjekur të mos i kushtojë shumë vëmendje. Nëse fëmijët e saj nuk preken nga e gjithë kjo, për Kardashian s’ka rëndësi cila është e dashura e re e West, edhe nëse bëhet fjalë për Irina Shayk.