UBT News

“Kane zëvendësuesi perfekt i Benzema”, një katalanas këshillon Realin

Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe po insiston për të provuar një aventurë të re në karrierë. Pengesa është Tottenham, që ka kërkesa të larta për ta lënë të lirë kapitenin.

Cesc Fabregas ka luajtur në Premier League dhe e njeh shumë mirë 27-vjeçarin, të cilin e cilëson si një përforcim fantastik për “Los Blancos”, aty ku do të zëvendësonte Karim Benzema.

E dëgjoj prej kohësh që Harry Kane do të ishte zëvendësuesi perfekt i Karim Benzema te Real Madrid. Njësoj mendoj edhe unë, ai është pasuesi perfekt i francezit.

Unë jam i bindur që Harry do e përballonte presionin e madh që kanë futbollistët te Reali, i njëjti presion ekziston edhe te Barcelona. 

Benzema vazhdon të jetë një lojtar i shkëlqyer, e tregoi edhe në Euro 2020, por nëse largohet ose shfaq rënie në rendiment, Reali duhet të mendojë për Kane“, thekson mesfushori i Monacos. /abcnews.al

Exit mobile version