Harry Kane ishte vendimtar në fitoren 2:1 të Anglisë ndaj Kongos, duke realizuar të dy golat që i siguruan “Tre Luanëve” kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Ndeshja e fazës së 1/16 së finales u zhvillua të mërkurën mbrëma në Atlanta. Anglia u befasua që në minutën e shtatë, kur Brian Cipenga kaloi Kongon në epërsi.
Skuadra angleze dominoi lojën dhe krijoi raste të shumta gjatë gjithë takimit, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 75-të. Kane realizoi me kokë nga afërsia, pas një asistimi të Anthony Gordonit.
Vetëm pak minuta më vonë, Gordoni asistoi sërish, ndërsa kapiteni anglez shënoi një gol të bukur me goditje të fuqishme për rezultatin përfundimtar 2:1.
Sulmuesi i Bayern Munichut vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer në këtë Botëror. Ai tani numëron pesë gola në edicionin e vitit 2026 dhe gjithsej 13 gola në karrierë në Kupën e Botës.
Në 1/8 e finales, Anglia do të përballet me Meksikën më 5 korrik, në kërkim të një vendi në çerekfinale.
D.L
