UBT News

Kane iu reagon tifozëve racistë: Ju s’jeni tifozë tanë dhe s’ju duam

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka reaguar ndaj tifozëve që qëndrojnë prapa abuzimeve raciste të bashkëlojtarëve të tij, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, duke iu thënë se ata nuk janë tifozë të Anglisë dhe janë të padëshirueshëm në Kombëtare.

Rashford, Sancho dhe Saka u bombarduan me fyerje raciste pasi të tre i humbën penalltitë në disfatën e Anglisë 3:2 ndaj Italisë në penallti në finale të Euro 2020 të dielën.

Ata ishin cak i sulmeve raciste në rrjetet sociale. Sulmuesi i Tottenhamit Kane iu ka dalë në mbrojtje atyre, duke bërë thirrje që bashkëlojtarët e tij të përkrahen e jo të sulmohen.

“Ata meritojmë mbështetje, jo abuzim të lig racist. Të tre këta djelmosha kanë qenë të shkëlqyeshëm gjithë verën dhe morën guximin për të gjuajtur nga pika e bardhë kur rreziku ishte i madh”, shkroi Kane në Twitter.

“Nëse e abuzon dikë në rrjetet sociale, atëherë nuk je tifoz i Anglisë dhe ne nuk të duam”, shtoi ai.

Exit mobile version