Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit mars, ku e fiton këtë çmim për herë të shtatë në karrierë, dhe e barazon rekordin e Premier Ligës që mbahet nga legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero.
Ky çmim vjen pas një muaji në të cilin ylli anglez po ashtu u bë si lojtari që ka shënuar më së shumti gola në paraqitje si mysafir në Premier Ligë, kështu duke thyer rekordin Wayne Rooneyt i cili ka 94 gola, me golin e tij në fitoren 2:0 kundër Brighton.
Kane e mbylli muajin mars si lider në përfshirje të golave me gjithsej gjashtë sosh, ku Tottenhami rriti gjasat për një vend në Top 4 me tri fitore në katër ndeshje.
Ylli anglez e filloi muajin me dy gola në fitoren 5:0 kundër Evertonit, ndërsa më pas shënoi edhe një gol tjetër në humbjen 3:2 kundër Manchester United.
Pasi që theu rekordin në ndeshjen kundër Brightonit si golashënuesi më i mirë mysafir në histori të Premier Ligës, sulmuesi 28-vjeçar e mbylli muajin mars me dy asistime në fitoren 3:1 kundër West Ham United.
Kane arriti që në garën për çmimin e lojtarit të muajit mars të mposhtë lojtarët si Matty Cash, Trevoh Chalobah, Kai Havertz, Dejan Kulusevski, Andrew Robertson, Bulayo Saka dhe Ivan Toney.