Menjëherë pas caktimit të kësaj date kanë filluar debate të shumta rreth asaj nëse ky kuvend është thirru duke respektuar normat statutare të FFK-së dhe më pastaj erdhi edhe reagimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e po ashtu edhe e Komitetit Olimpik të Kosovës që kërkuan mbajtjen e këtij kuvendi duke respektuar rregullat dhe të gjitha normal ligjore.
Kryetari aktual Agim Ademi ka shpallur kandidaturën edhe për një tjetër mandat në krye të kësaj federate, derisa nuk kanë munguar edhe emra të tjerë që janë lakuar për këtë post.
Në media është raportuar se në garë për të parin e FFK-së do të jetë edhe Gramos Vokrri, djali i legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.
Në një përgjigje për KosovaPress, ai ka thënë se është në bisedime me klube që kanë shprehur dëshirën për ndryshime brenda FFK-së dhe po e konsideron këtë mundësi, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
“Për momentin jemi në bisedime me klube që kanë shprehur dëshirën për ndryshime. Emrin është lakuar edhe nëse kërkohet nga ana e klubeve natyrisht qe duhet ta konsiderojë këtë mundësi. Por në momentin që zyrtarizohet do të dalë me një deklaratë publike”, ka thënë Vokrri.