Kandidati për president te klubi Barcelona, Emili Rousaud Pares, ka bërë një premtim të madh, e që nuk e ka bërë dikush tjetër, nëse do të zgjidhjet president i klubit katalunas.
Ai ka thënë se nëse ai do të jetë president i ardhshëm i klubit blaugranas, do të rikthejë yllin brazilian Neymar, dhe se emrin e stadiumit do ta ndryshojë nga “Camp Nou”, në “Lionel Messi”.
“Rikthimi i Neymar do të jetë njëri nga pikat tona kryesore të projektit. Ne tashmë ke vënë kontaktet e para me përfaqësuesit e tij dhe nënshkrimi me të do të jetë parësor për ne”, ka potencuar ish-zëvendëspresidenti i klubit të Barcelonas, në kabinetin e Bartomeus, tash kandidat për president të klubit.
Ai ka shtuar se pasi që Messi t’i jap fund karrierës, emri i stadiumit nuk do të jetë “Camp Nou”, pasi që do ta emërojë sipas yllit argjentinas “Lionel Messi”.
“Lionel Messi është një pjesë e rëndësishme e historisë së klubit. Ne synojmë që ai ta përfundojë karrierën këtu dhe më pas ta emërtojmë stadiumin me emrin e tij”, ka thënë Rousaud.
Vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës, teksa një prej kandidatëve të shpallur për president është Emili Rousaud Pares dhe Joan Laporte, ish-president i klubit katalunas.
Kujtojmë se këto zgjedhje vijnë pas dorëheqjes së Bartomeut dhe kabinetit të tij, si shkak i presionit të madh nga tifozët, që sipas tyre, Bartomeu dhe kabineti i tij nuk e trajtuan si duhet yllin argjentinas, Messin./UBTNews