UBT News

Kanadaja bën të detyrueshëm vaksinimin e nëpunësve civilë federalë

Qeveria kanadeze ka njoftuar se të gjithë zyrtarët federalë do të duhet të vaksinohen kundër COVID-19, sepse vendi po përballet me një valë të katërt të koronavirusit, për shkak të variantit Delta që konsiderohet të jetë më ngjitës.

“Ne do të kërkojmë vaksinim në shërbimin publik federal”, njoftoi Dominic LeBlanc, ministër i Çështjeve Ndërqeveritare, gjatë një konferencë për shtyp.

Data e hyrjes në fuqi të kësaj mase do të specifikohet në javët e ardhshme, por duhet të zbatohet “shpejt” dhe jo më vonë se tetori për sektorin e transportit.

Otava po punon gjithashtu me ndërmarrjet publike, të tilla si Canada Post, për të siguruar që kjo masë të zbatohet edhe atje.

Qeveria kanadeze është “punëdhënësi më i madh në vend”, me shërbimin publik federal që numëron afërsisht 300 000 punonjës, sipas shifrave nga Otava, transmeton ATSH.

“Të gjitha këto përpjekje synojnë të ndihmojnë Kanadanë të arrijë mbulimin e imunizimit, që na nevojitet për të rihapur ekonominë tonë, për ta mbajtur atë të hapur dhe për të mbrojtur mijëra persona”, shtoi z. LeBlanc.

Ministri nuk tregoi sanksionet e mundshme ndaj të cilave do të ekspozohen zyrtarët e pavaksinuar, duke thënë se ai pret që punonjësit të respektojnë masën.

Exit mobile version