Kampionja e “U.S. Open”, Emma Raducanu u infektua me COVID-19 dhe nuk do të marrë pjesë në Ekspozitën e Kampionatit Botëror të Tenisit në Abu Dhabi. Lajmin e konfirmoi 19-vjeçarja të hënën përmes rrjeteve sociale.
“Aktualisht jam e izoluar dhe shpresoj se do të kthehem së shpejti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e saj.
Organizatorët thonë se janë duke shqyrtuar mundësinë që ta zëvendësojë atë me dikë tjetër./UBTNews