Magnus Carlsen thotë se nuk do ta mbrojë titullin e kampionit botëror të shahut vitin e ardhshëm kundër Ian Nepomniachtchit të Rusisë, meqë siç shprehet ai, s’ka motiv për atë përballje.
Mjeshtri norvegjez i shahut thotë se suksesshëm e mbrojti titullin vitin e kaluar ndaj rusit, por thotë se nuk ka prirje për të luajtur në kampionatet e ardhshme në vitin 2023.
“Mendoj se nuk kam shumë për të fituar, nuk më pëlqejnë veçanërisht ndeshjet e kampionatit, dhe megjithëse jam i sigurt se një ndeshje do të ishte interesante për arsye historike dhe të gjitha këto, nuk kam prirje për ta luajtur ndeshjen dhe thjesht nuk do ta luajë”, deklaroi ai mes tjerash.
Carlsen, i cili ka kaluar mbi dhjetë vjet si lojtari më i mirë në botë, thotë se ka folur me organin drejtues të lojës, FIDE dhe Nepomniachtchi.
“Përfundimi është, është e thjeshtë, se nuk jam i motivuar për të luajtur një ndeshje tjetër”, shtoi ai.
Pas komenteve publike të Carlsen, FIDE tha se e kupton që vendimi ishte përfundimtar./UBTNews/