UBT News

Kampioni aktual i BKT Superligës bojkoton stërvitjet

Kampioni aktual i BKT Superligës, FC Prishtina, ditën e sotme ka refuzuar të mbajë stërvitjet sepse lojtarët kanë shfaqur pakënaqësi për shkak të vonesave të pagave gjatë dy muajve të fundit. Ky lajm u konfirmua nga burime të UBTNews.

Përveç këtij problemi kampionët kanë hyrë në një seri të keqe të rezultateve dhe si pasojë e tyre janë në një pozitë të pavolitshme në tabelë, madje diskutohet edhe mbijetesa.

Në fundjavë prishtinasit luajnë kundër Dukagjinit në kuadër të xhiros së 23-të./UBTNews/

Exit mobile version