Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka pësuar humbje në raundin e dytë të Kampionatit Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në raundin e dytë, në kategorinë deri në 63 kilogramë Fazliu u mposht nga xhudistja ukrainase, Anastasiia Antipina.
Laura Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga ukrainasja Antipina, ku tani do të mësohet se me kë do të përballet xhudistja kosovare në fazën e repesazhit.