UBT News

Kampionati Evropian për Junior, Cena lufton për të bronztën

Xhudisti kosovar, Dardan Cena do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Junior (U21), që po zhvillohet në Pragë të Republikës së Çekisë.

Në rrugëtimin e tij deri te lufta për të bronztën, Dardani në raundin e parë e mposhti me Wazaari dhe Ippon xhudistin nga Estonia, Artemi Larionov.

Ndërkaq, në raundin e dytë Cena shënoi fitore me Ippon kundër ukrainasit, Anton Shuhalieiev.

Dardani vazhdoi me fitore ku në raundin e tretë e mposhti me Wazaari xhudistin e Sllovenisë, Nace Herkovic, kurse u njoftua me humbje në çerekfinale, pasi u mposht nga hungarezi, Daniel Szegedi.

Pas kësaj ndeshjeje, Cena vazhdoi në fazën e repesazhit, ku në raundin e parë me Ippon e mposhti çekun, Petr Mlady.

Tani, xhudisti ynë do të përballet me hungarezin, Gergely Adorjani, në luftë për medaljen e bronztë.

Exit mobile version