Alketa Zejnullahu, studente e vitit të tretë në Media dhe Komunikim në UBT
Nga 20 nëntori deri natën e 18 dhjetorit u zhvillua Kampionati Botëror në futboll, “Qatar 2022”. Yllin e tretë në fanellat e tyre e fituan argjentinasit pasi mposhtën në finale Francën, pas ekzekutimit të penalltive. Ata janë fitues edhe të dy botërorëve tjerë (1978, 1986).
Kupa e Botës FIFA 2022 në Katar pa gjithsej 32 skuadra kombëtare, skuadra të ndara në tetë grupe nga A deri H.
Në “Grupin A” ishin Katari, Ekuadori, Holanda dhe Senegali. Holandezët ishin favorit për kryesimin e Grupit dhe e mbyllën në vendin e parë, megjithëse jo aq komod sa menduan të gjithë. Senegali kapërceu humbjen 2-0 ndaj Holandës për të fituar kundër Katarit dhe Ekuadorit për të dalë i dyti në Grup. Katari shënoi histori, duke u bërë vendi i parë pritës që nuk fitoi asnjë ndeshje të vetme në Kupën e Botës.
Pjesë e “Grupit B” ishin Anglia, Shtetet e Bashkara të Amerikës, Uellsi dhe Irani. Me përjashtim të barazimit pa gola ndaj ShBA-së, Anglia e justifikoi statusin e saj si favorit duke dominuar ndeshjet kundër Iranit dhe Uellsit. Ndërkohë që kishte shumë optimizëm për ShBA-në në këtë Botëror, kishte ende dyshime nëse ata mund të kalonin fazën e grupeve. Megjithatë, amerikanët befasuan shumë me soliditetin e tyre, duke pësuar vetëm një gol në 3 ndeshje. Irani dhe Uellsi nuk e kaluan grupin.
Bashkë me kampionët botëror në “Grupin C” ishin Arabia Saudite, Polonia dhe Meksika. Argjentina u rikthye në lojën e tyre pas humbjes së befasishme kundër Arabisë Saudite në rundin e parë, për të fituar kundër Meksikës dhe Polonisë. Polonia mezi ia doli të kalonte në raundin tjetër të lojërave, me rekordin e saj të shkëlqyer disiplinor dhe mbrojtjen e fortë që i dhanë një avantazh ndaj meksikanëve. Meksika vuajti shanset që nuk shfrytëzoi në ndeshjen e tyre të fundit. Ndërsa Arabia Saudite nuk mundi të bënte më shumë se fitoren e papritur në ndeshjen hapëse kundër favoritëve, Argjentinës.
Nënkampionët botëror ishin në “Grupin D” së bashku me Australinë, Tunizinë dhe Danimarkën. Franca u kualifikua për në raundin e 16-të, duke u ulur në majën e grupit. Skuadra franceze ishte në gjendje të fitonte dy ndeshjet e para, por humbën kundër Tunizisë. Australia i befasoi të gjithë teksa kaloi në fazën e eliminimit. Danimarka dhe Tunizia nuk arritën të kalonin përtej grupit.
Japonia, Gjermania, Spanja dhe Kosta Rika bënin pjesë në “Grupin E”. Japonia doli të ishte një befasi që përfundon në samitin e atij që ishte një grup i vështirë për ekipin aziatik. Ata ishin favoritët më të pakët për të fituar grupin, duke u komplotuar me ish-kampionët Spanjën dhe Gjermaninë në “Grupin E”. Japonezët prodhuan dy përmbysje masive, duke mundur Spanjën dhe Gjermaninë, për të siguruar vendin e parë. Pasi mposhti Kosta Rikën 7-0, dukej se Spanja do të vuloste vendin e parë në grup, por një barazim kundër Gjermanisë dhe një përmbysje tronditëse kundër Japonisë në ndeshjen e tyre të fundit, bëri që spanjollët të rrëshqasin në pozitën e dytë në grup me një gol diferencë më të mirë se gjermanët, që i lanë këta të fundit bashkë me Kosta Rikën jashtë fazës tjetër.
Befasia më e këndshme e këtij botërori Maroko e ndante “Grupin F” me Kroacinë, Kanadanë dhe Belgjikën. Pas barazimit pa gola me Kroacinë dhe fitoreve kundër Belgjikës e Kanadasë, ata kaluan në fazën tjetër bashkë me finalistët e Kupës së Botës të vitit 2018, kroatët. Belgët e tejvlerësuar dhe kanadezët nuk kaluan tutje.
Vendin e parë të “Grupit G” e fituan brazilianët me dy fitore të ngushta ndaj Serbisë dhe Zvicrës, por pësuan një disfatë shokuese nga Kameruni në ditën e fundit. Përveç humbjes ndaj Brazilit, Zvicra ishte e fortë dhe mundi Kamerunin dhe Serbinë për të arritur vendin e dytë, duke i lënë jashtë raundit tjetër këto dy të fundit.
“Grupin H” e kryesori Portugalia e cila pas fitores ndaj Uruguait dhe Ganës, befasisht u mposhtën nga Korea Jugore. Vendin e dytë e morën Korea e Jugut kurse dy të fundit në grup mbetën talentet e mëdha uruguaiane dhe luftëtarët ganez.
Pas rundit të 1/16, në çerek-finale arritën Holanda pas fitores ndaj ShBA-së, Argjentina triumfoi kundër Australisë, kroatët fituan kundër Japonisë, Brazili mposhti Korenë Jugore, Anglia lehtësisht fitoi ndaj Senegalit, Polonia u mposht nga Franca, Maroku, atraktivja e festivalit, e mposhti Spanjën dhe Portugalia Zvicrën.
Në çerek-finale Argjentina e mposhti Holandën pas penalltive, kroatët fituan kundër brazilianëve duke kaluar për herë të dytë rresht në gjysmë-finale të Kampionatit Botëror, Franca mposhti anglezët dhe Maroku e vazhdoi befasinë duke fituar ndeshjen kundër Portugalisë dhe kaloi tutje.
Argjentina fitoi kundër Kroacisë dhe kaloi në finale, kurse Franca e mposhti Marokun.
Vendin e tretë e fitoi Kroacia në këtë botëror kurse Argjentina mposhti francezët në finalen dramatike për të shtuar në sirtarin e saj trofeun e tretë të Kampionit Botëror.
Katari ishte vendi i parë në Lindjen e Mesme dhe shteti i parë musliman që e mirëpriti Kupën e Botës FIFA 2022. Hapja e këtij kampionati ishte me ajete Kuranore dhe jo me këngë e muzikë siç ishin KB tjerë. Këta realizuan turneun më kompakt, duke i lejuar tifozët të ndjekin më shumë se një lojë në ditë, pasi tetë stadiumet ku u zhvilluan ndeshjet, nuk ishin larg nga njëra-tjera. Katari gjithashtu e realizoi herën e parë që një KB u mbajt në dimër. Si vendi pritës, ekipi kombëtar i futbollit i Katarit, u kualifikua automatikisht për KB, për herë të parë në histori të tyre. Sidoqoftë, Katari është vendi i parë që humbet një ndeshje hapëse në një Kupë Bote. Ky shtet ndaloi edhe pijet alkoolike nëpër stadiume, meqë si shtet musliman nuk i konsumojnë ato e gjithashtu u ndaloi lojtarëve të mbajnë shiritat e kapitenëve me ngjyrat e ylberit që simbolozojnë shenjën identifikuese të komunitetit LGBTI.
Në secilën ndeshje pati më së shumti në histori të futbollit minuta shtesë, secili minut i humbur gjatë ndeshjës u kompenzua më pas.
Një fakt interesant është se që nga KB 1998 në secilën finale më pas ekziston një futbollist i Interit dhe një i Bayernit.
Edhe pse Rusia ishte vendi pritës i Kupës së Botës në vitin 2018, ajo është ndaluar nga FIFA të marrë pjesë këtë herë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Ndeshja e cila emocionoi më së shumti shqipëtarët është ajo mes Zvicrës dhe Serbisë. Prijësi i zvicëranëve ishte futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka kurse aty bëjnë pjesë edhe Xherdan Shaqiri që shënoi gol në atë ndeshje si dhe i riu Ardon Jashari. Ekipi kundërshtar tërë kohën ishte i frustuar me kapitenin Xhaka, i cili në fund pati një ‘përshendetje’ të bukur për ta.
Marokienët e morën zemrën e të gjithëve me lojën e bukur që shfaqnin. Pas secilës ndeshje i gjithë ekipi, që i takojnë fesë muslimane, festonin bashkë në mënyrën e tyre.
Brazilianët pas çdo goli që e realizonin e festonin me “Kërcimin e pëllumbave”, ky ishte një festim i kulturës së Brazilit. Bashkë me ekipin njëjtë kërcente edhe tashmë ish-trajneri i tyre, Tite.
Në këtë KB potencialisht disa nga yjet më të mëdhenj botërorë që për vite e vite lanë shenja të mëdha në futboll, si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar, Di Maria, Hugo Lloris e shumë të tjerë e zhvilluan turneun e fundit të tyre në këtë kompeticion.
Me yjet e rinj si Kylian Mbappe që tanimë është golashënuesi më i mirë i Katar 2022, por edhe i të gjithë kampionatëve botërore, Enzo Fernandez që u shpall lojtari më i mirë i ri i KB 2022, dyshja spanjolle Pedri e Gavi, anglezi Bellingham si dhe lojtarët njomak tjerë, do të fillojë një epokë e re të sportit më të popullarizuar në botë, futbollit./UBTNews/