Kombëtarja e Kosovës në volejboll e grupmoshave U19 do të përballet sot me Bosnje dhe Hercegovinën, ndeshje kjo në kuadër të Kampionatit Ballkanik të volejbollit.
Përballja e sotme e “Dardanëve” të rinj do të jetë e vlefshme për një nga pozitat e larta të kësaj gare.
Kosova U19 luan sot kundër Bosnje dhe Hercegovinës me fillim nga ora 15:30 në kuadër të këtij kampionati që po zhvillohet në Shqipëri.
Në rast fitoreje sot, Kosova do të luante një ndeshje tjetër ditën e nesërme (e shtune).