Dardanët janë duke pritur rezultatet e testeve të bëra për COVID-19, teksa ditë më parë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, doli pozitiv.
Ai nuk e drejtoi ndeshjen me Shqipërinë, e që në skenë doli Muharrem Sahiti, që merrte instruksione nga Challandes i izoluar në njërin prej hoteleve që ishte vendosur përfaqësuesja jonë.
Bernard Challandes, tani ka bërë testin e dyte, bashkë me lojtarët e tjerë të kombëtares që shpresojnë që të gjithë të dalin negativ. Duhet rikujtuar se Challandes kishte patur kontakt me disa lojtar të Kosovës dhe tani të gjithë janë duke pritur rezultatet që do të bëhen publike në mbrëmje.
Si do që të jetë, Kosova zhvillon ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve në Ljublanë ndaj Sllovenisë, para se të kthehet në Kosovë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për t’u ndeshur me Moldavinë, në takimin e fundit për këtë vit sa i përket garave ndërkombëtare./UBTNews