Disa kampanja në Britani i kanë shkruar shefit ekzekutiv, Mark Zuckerberg, një listë të kërkesave për të shtuar e pëmirësuar sigurinë në internet të të rinjve, transmeton UBT News.
Kjo aleancë paralajmëroi Zuckerberg se Facebook ka humbur besimin e prindërve, pasiqë, sipas tyre, po i jep përparësi fitimit komercial në vend të nevojave të fëmijëve dhe se duhet të ndërmarrë hapa për të rikthyer besimin në platformat e tij.
Themeluesit dhe shefit ekzekutiv të Facebook, i kërkohet të publikojë vlerësimet e tij të brendshme për rreziqet me të cilat përballen të rinjtë në shërbimet e tij në një letër me 59 nënshkrues, përfshirë Shoqërinë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve dhe Koalicionin e Shpëtimit të Fëmijëve në MB.
“Kompania duhet të bëjë shumë më mirë për të rimarrë besimin e prindërve dhe profesionistëve të mbrojtjes së fëmijëve, dhe më e rëndësishmja, për të siguruar që vendimet e saj të produktit të kontribuojnë në vend që të komprometojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve”, thuhej në letër.
Letra është dërguar pas zbulimeve nga sinjalizuesja e Facebook, Frances Haugen, e cila ka akuzuar kompaninë për një qasje të dobët ndaj sigurisë gjatë dëshmisë së saj edhe në Senat, pasi kishte publikuar një mori dokumentesh në Wall Street Journal./UBTNews/
Disa nga hapat që atij i’u kërkohen të ndërmarrë janë:
- Të ndahen të gjitha hulumtimet e brendshme të Facebook mbi ndikimin që kanë platformat e tij në mirëqenien e fëmijëve.
- Përcaktoni se çfarë hulumtimi është kryer se si shërbimet e kompanisë kontribuojnë në abuzimin seksual të fëmijëve.
- Publikoni vlerësimet e rrezikut sesi platformat [e Facebook] ndikojnë tek fëmijët.
- Jepni detaje të një rishikimi të reputacionit të brendshëm të produkteve të tij.
- Rishikoni nënkuptimet e mbrojtjes së fëmijëve të mesazheve të koduara.