Komuna e Kamenicës ka marrë vendim t’i ndihmojë financiarisht me nga 50 euro të prekurit me COVID-19.
Në njoftimin e komunës thuhet se për të aplikuar për subvencionimin në vlerë prej 50 eurosh, duhet të jetë personi i identifikuar me test PCR dhe të jetë në listë të IKSHP-së.
“Gjithashtu, luteni të mos dërgoni kartelën bankare, por konfimimin e xhirollogarisë të cilën fillimisht duhet ta merrni nga banka ku keni të hapur llogarinë. Në të kundërtën aplikimi nuk do të jetë valid”, thuhet më tej në njoftim./UBTNews