Kamala Harris së shpejti do të bëjë histori kur të bëhet nënpresidentja e parë e Shteteve të Bashkuara që ka një figurë të ekspozuar në muzeun e dyllit Madame Tussauds në New York City.
Në Times Square u lëshua fotografia të mërkurën, për punën e bërë deri më tani në bustet e nën-presidentes Kamala Harris dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për nder të ditës së tyre të 100-të në detyrë.
“Ne ishim të etur të përqendroheshim në buzëqeshjen e saj dhe ngrohtësinë në sytë e saj”, tha David Burks, skulptori kryesor. “Eshtë ajo vezullimë në sy që është aq e vështirë për t’u kapur … një ngrohtësi e vërtetë që është shumë e rëndësishme për ta integruar në figurat tona”.
Ekipi i artistëve të skulpturës Burks dhe Madam Tussauds në Londër po krijojnë kokat prej balte me ndihmën e qindra fotove të udhëheqësve. Zakonisht Burks do të takohej me personin, por pandemia Covid-19 ka kufizuar çdo plan të tillë.
Statuja Madame Tussauds e presidentit Trump tani do të përshëndesë vizitorët e New York-ut me një maskë.
Traditë është që dhomat e ekspozitës së Madam Tussauds në Nju Jork-ut, të cilat u hapën në 2000, të shfaqin modele të presidentëve të ShBA-së, por Harris do të jetë nënkryetarja e parë që do të shfaqet.
Harris më tej bëri histori këtë javë duke u ulur pranë Kryetares së Dhomës Nancy Pelosi të mërkurën, të cilat u u bënë gratë e para që drejtuan Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve gjatë fjalimit të presidentit në një sesion të përbashkët të Kongresit.
Christopher John Rogers, projektuesi që bëri pallton dhe veshjen e Harris për inaugurimin e saj, krijoi veshjen që statuja e saj do të vishte sapo të instalohej në muze.
Fituesi i çmimit 2019 CFDA/Vogue Fashion Fund, Rogers është një nga dizajnerët e rinj më të zhurmshëm që punojnë sot, pasi ka veshur ish-FLOTUS Michelle Obama, Beyoncé dhe Rihanna.
Pamja e Harris do të kompletohet me stoli ari dhe perla./UBTNews
(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)