UBT News

Kaloi te klubi më i vjetër kosovar, Rugova ka një premtim për tifozët e Bashkimit

Njëri nga transferimet më interesante të merkatos verore në basketbollin kosovar ishte edhe kalimi i Fisnik Rugovës te Bashkimi.

Rugova iu bashkua klubit më të vjetër të basketbollit në Kosovë, Bashkimit, i cili gjithmonë ka luftuar për trofe dhe kështu pritet të jetë edhe në këtë edicion.

Bashkimi ka bërë disa përforcime duke sjellë lojtarë të huaj si dhe vendorë, ku njëri ndër ta ishte Fisnik Rugova, i cili së fundmi ishte pjesë e Rahovecit.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Rugova tregoi se së bashku me klubin e tij të ri kanë kryer përgatitjet e nevojshme për të parë formën e skuadrës para garave.

Kemi filluar përgatitjet me kohë dhe po japim më të mirën e mundshme. Kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore deri më tani, për të parë formën e skuadrës para garave”, tha Rugova.

Për fund, Rugova tregoi edhe synimet e tij me klubin prizrenas, ndërsa kishte një premtim për tifozët që do ta angazhohet maksimalisht në çdo ndeshje që do ta zhvillojë me klubin.

Të gjitha skuadrat janë bërë përforcuar në këtë edicion. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Ajo që ju premtojmë tifozëve është se, do të angazhohemi maksimalisht në çdo ndeshje që do të zhvillojnë. Ky kampionat pritet të jetë interesant dhe sigurisht se synojmë paraqitje të mira dhe të realizojmë synimet tona”, tha Rugova.

Rugova në të kaluarën ishte pjesë e Sigal Prishtinës dhe Pejës, me të cilat kishte një karrierë të bujshme duke fituar shumë trofe.

Exit mobile version