Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, njoftoi se Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj në Facebook.
“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit”, shkroi Totaj.