Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka thënë se qeveria e Kosovës nuk është treguar e aftë për sigurimin e vaksinave, kësisoj Kosova mbetet shteti me numrin më të vogël të të vaksinuarve.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kadrijaj në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrim Evropian, ka falënderuar ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog për ndihmën e deritashme.
“Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrim Evropian sot ishte për vizitë ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Ambasadorin e falënderova për ndihmën e deritanishme të BE-së në shumë sfera, si dhe për ndihmën e ofruar në sigurimin e vaksinave anti-Covid 19 përmes programit COVAX. Si pasojë e mos aftësisë së Qeverisë për sigurimin e vaksinave, Kosova vazhdon të jetë shteti me numrin më të ulët të të vaksinuarëve, andaj sigurimi i këtyre vaksinave nga BE është një ndihmesë e madhe”, ka shkruar Kadrijaj.