UBT News

Ish-gjyqtari Kryeziu: Enver Hasani është fajtor kryesor për gjendjen e krijuar në Kosovë

Ish-gjyqtari i Kushtetueses Kadri Kryeziu ka akuzuar ish-kreun e institucionit më të lartë juridik të vendit Enver Hasanin për gjendjen në Kosovë, pas dështimit të mos konstituimit të legjislaturës së nëntë, duke thënë se ai është fajtori kryesor për gjendjen e krijuar.

“Avdullah Hoti ka shumë të drejtë në konstatimin e tij që Aktgjykimi i vitit 2014 është fillimi i agonisë kushtetuese për sa i përket konstituimit dhe funksionimit të Kuvendit të Kosovës. Ai aktgjykim ishte një vendim i tëri i shtyrë me gjoks nga ti, nëpërmjet energjisë tënde të jashtëzakonshme bullizuese dhe imponuese”, shkruan Kryeziu në Facebook.

Kryeziu thotë se Kushtetuta duhet interpretuar në formën që e mundëson funksionimin sa më të lehtë të institucioneve dhe jo në formën që i paralizon ato.

“Ti je ithtar i paralizës institucionale, një amullie të pafund ku të gjithë do të lodheshin dhe ashtu të sfilitur do të detyroheshin të paraqiten te Baba për të kërkuar mend e ndihmë. Ky je ti. Ata që të njohin mirë do të më japin të drejtë në pohimin që ti gjen kënaqësi në krijimin e katrahurave të tilla që prodhojnë bllokada dhe testojnë limitet e durimit politik. Mund të vë bast që ti e ëndërron skenarin ku Albin Kurti detyrohet të vijë te ti që pastaj ti ta nxjerrësh nga situata.”, shkruan tutje Kryeziu.

Ai theksoi se edhe pse tani Hasani nuk është pjesë e Gjykatës, në përpjekje të interpretojë kushtetutën, ai vazhdimisht insiston në përfshirjen e faktorëve jashtë kushtetutës, si njëfarë mekanizmi për ta interpretuar kushtetutën. Ai i përmend faktin se tani është vetëm një qytetar i lirë dhe mund të flas e të shkruj çfarë të dojë, por, nga pozicioni i Kryetarit të Gjykatës, me këto insistime e imponime ai i ka bërë dëme të mëdha Republikës sonë.

 

Exit mobile version