Ka vdekur komentatori i BBC-së, John Motson, i cili ka mbuluar 10 Kupa Botërore përgjatë një karriere të shkëlqyer 50-vjeçare, njofton UBT News.
Motson, i njohur gjerësisht si “Motty”, pati një karrierë të shkëlqyer 50-vjeçare duke punuar në shfaqjen kryesore të futbollit, “Match of the Day” të BBC-së që nga viti 1971.
Ai ka komentuar mbi 2,500 lojëra televizive dhe poashtu ka mbuluar 10 Kupa Botërore, 10 Kampionate Evropiane dhe 29 finale të Kupës FA për BBC Sport./UBTNews/