Aktori Bert Belasco, i njohur për rolin e tij në “Let’s stay together”, ka vdekur në moshën 38-vjeçare.
Lajmin ia ka konfirmuar TMZ-së, babai i tij, teksa ka bërë të ditur se djali i tij u gjet i vdekur të dielen në një dhomë të hotelit në Virginia.
Babai i tij njoftoi se aktori ishte në karantinë për dy javë pasi po xhironte një film të ri. Ai mendon se djali i tij vdiq nga aneurizmi, por po e pret autopsinë për të njoftuar zyrtarisht rreth të vërtetës./UBTNews