UBT News

Ka vdekur në moshën 36-vjeçare aktorja Sei Ashina

Ka vdekur në moshën 36-vjeçare aktorja Sei Ashina. Ajo shkëlqeu në filmin “Silk”, përkrah aktores Keira Knightley.

Sipas raportimeve në mediat japoneze, aktorja është vetëvrarë. Policia e Tokios ka konfirmuar se ajo u gjet e vdekur në banesën e saj të hënën (14 shtator).

Ashina po ashtu ka luajtur në filmat, “The Tail of Happines” dhe “Nanase: The Psychic Wanderers”. Një prej performancave të fundit të aktores ishte në serinë televizive “Ship of Theseus”, e cila i lansua në fillim të këtij viti./UBTNews

Exit mobile version