UBT News

Ka vdekur Ken Spears, një nga krijuesit e Scooby-Doo

Ka vdekur në moshën 82-vjeçare Ken Spears, njëri nga krijuesit e filmit të animuar, Scooby-Doo. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Kevin.

“Ai do të mbahet mend për zgjuarsi, besnikëri, etikën e fuqishme të punës. Ai jo vetëm që e ka impresionuar familjen e tij, por edhe i ka prekur jetërat e shumë njerëzve si bashkë-krijues i Scooby-Doo. Ai ka qenë shembull për ne, dhe do të jetë përgjithmonë në zemrat tona”, tha djali i tij.

Ken Spears, baba i dy djemve, ka krijuar filmin ‘Scooby Doo, Where Are You’ në vitin 1969, së bashku me Joe Ruby./UBTNews

Exit mobile version