UBT News

Ka vdekur Ismet Peja

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës popullore, Ismet Peja. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja, teksa ka njoftuar se i ndjeri do të varroset sot në varrezat e qytetit në Gjakovë.

“Me zemër të pikëlluar lajmërojmë të afërmit, miqtë, shokët dhe dashamiret, se me datë 23.11.2020 ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare, babai, vëllai dhe gjyshi jonë i dashur Ismet (Musa) Peja. Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 23.11.2020 (e hënë) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Ismet Peja u lind më (27 prill 1937) në Gjakovë, ai ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Ai ishte i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë. Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”./UBTNews

Exit mobile version