UBT News

Ka vdekur ish-presidenti i SC Gjilanit

Ish-presidenti i SC Gjilanit, Shukri Sylejmani ka vdekur mëngjesin e sotëm. Ekipi gjilanas i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish presidenti i klubit tonë, Shukri Sylejmani.Ish presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollit e sportit vendor në përgjithësi me kontributin e tijë, ku në vitet e vështira të pasluftës, ai, dha gjithqka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollit tonë.Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre.”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit./UBTNews

Exit mobile version