UBT News

Ka vdekur ish-futbollisti i Prishtinës, Shefqet Sinani

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i Prishtinës, Shefqet Sinani. Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës, teksa i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes.

“Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit e mikut tonë të ngushtë, Shefqet Sinani, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina, me cilësi të jashtëzakonshme si futbollist dhe një ndër idhujt e mbarë tifozëve shqiptar në vitet e 80-ta. Ai ishte personalitet me vlera të larta, njeri i sinqertë dhe bujar, por edhe punëtor i madh e fjalë pak. Kontributi i tij në zhvillimin e talenteve të reja ishte i madh ndër vite, si në klubin e tij të zemrës, KF Prishtina, ashtu edhe në projektet e ndryshme të FFK-së./UBTNews

Exit mobile version