Lisa Loring aktorja e cila luajti rolin e Wednesday Addams në filmin e parë të “The Addams Family” është ndarë nga jeta në moshën 64 -vjeçare nga një goditje cerebrale.
Sipas The Guardian, Loring vdiq të shtunën në mbrëmje në spital e rrethuar nga familja.
Laurie Jacobson, mikeshë e Loring ka dhënë lajmin e keq nëpërmjet një postimi në Facebook. Sipas saj, aktorja pësoi një goditje të rëndë në tru për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe konsumit të duhanit. Ajo ka treguar se tre ditët e fundit jeta e saj varej vetëm nga aparaturat, derisa familja vendosi t’i shkëpuste.
Jacobson ka vlerësuar trashëgimin që Loring ka lënë në kinematografi. Ajo do të kujtohet gjithmonë si Wednesday Adams, rol të cilin ajo e luajti nga viti 1964 deri në 1966 në përshtatjen e parë të bërë për “Familjen Adams” të cilat ishin të botuar nga Charles Addams në New Yorker.
Rolin e vajzës së frikshme ajo e mori kur ishte vetëm 5 vjeçe dhe performanca e saj ndikoi shumë në mënyrën se si ky personazh do të transformohej më vonë.
Edhe kërcimi i cili shumë shpejt u kthye në një trend në serialin e Netflix “Wednesday”, e ka zanafillën e tij te kërcimi i Loring pasi ajo ka qenë një frymëzim për aktoren, Jenna Ortega./tvklan.al