UBT News

Ka vdekur aktorja amerikane, Olympia Dukakis

MOONSTRUCK, Olympia Dukakis, 1987. (c) MGM/ Courtesy: Everett Collection.

Aktorja amerikane, Olympia Dukakis, që kishte fituar një çmim Oscar për rolin e saj në filmin “Moonstruck”, të vitit 1987, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e aktores, teksa njoftuan se ajo kishte probleme shëndetësore.

Dukakis kishte një karrierë të gjatë dhe të bujshme në teatër, si performuese dhe regjisore. Pastaj në moshën 50-vjeçare filloi karrierën edhe në seriale./UBTNews

Exit mobile version