UBT News

Ka vdekur aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur në moshën 44-vjeçare aktori i mirënjohur shqiptar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar miku i tij i ngushtë, Xhelal Haliti, me anë të një shkrimi në Facebook, teksa ka kujtuar momentet dhe projektet e përbashkëta me të.

“Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera. Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë. Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe”, shkroi Haliti në Facebook.

Shkëlzen Rraci u bë i njohur për publikun nga paraqitja e tij në serialin “Cimerat” (2006-2010)./UBTNews

Exit mobile version