UBT News

Ka vdekur aktori Hajrullah Ramizi

Bota e Teatrit Shqiptar ka humbur aktorin e ri, Hajrullah Ramizi, pjesëmarrësin e shumë shfaqjeve në teatër.

Teatri Shqiptar ka njoftuar për ndarjen e hershme të Ramizit nga jeta përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi 02.03.1984 – 18.11.2021”, shkruhet mes tjerash.

Gjatë përvojës së tij mbi 10 vjeçare në Teatrin Shqiptar, Hajrullahu u bë pjesë e shfaqjeve: Brekët, Vojceku, Kaligula, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra etj.

Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: “Eduart”, “Time of the Comet”, “Lufta Mbaroi”, “1955”, “Just another confused elephant”, “Punk Is Not Dead”, “4 Oret”, “To the Hilt”, “Fati”. etj./KultPlus

Exit mobile version