Tom Hanks mendon se ka bërë vetëm katër filma “shumë të mirë”.
Aktori 66-vjeçar – i cili për një kohë të gjatë ka luajtur në filma shumë të njohur si ‘Forrest Gump’, ‘Philadelphia’, ‘Toy Story’, ‘Saving Mr. Banks’, ‘Sleepless In Seattle’ dhe ‘Green Mile’ dhe ka një karrierë tejet të larmishme – ka këmbëngulur se arti i të bërit film është ende një mister.
Ai tha për revistën PEOPLE se “Askush nuk e di se si bëhet një film – megjithëse të gjithë mendojnë se e bëjnë”.
“Kam bërë një ton filmash (dhe katër prej tyre janë goxha të mirë, mendoj) dhe jam ende i mahnitur sesi filmat bashkohen. Nga një dridhje e një ideje te imazhi që dridhet në ekran, i gjithë procesi është një mrekulli”.
Fituesi i çmimit Oscar po publikon romanin e tij të parë “The Making of Another Major Motion Picture Masterpiece” në maj 2023.
Hanks pranoi se ndërsa e gjen punën e krijimit të filmave “shumë të vështirë”, sipas tij është gjithashtu “puna më e madhe në botë”./UBTNews/