Qytetarë të shumtë kanë pritur në radhë gjatë ditës së martë për t’u vaksinuar kundër virusit Corona në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Ganimete Vokrri ka treguar se e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe se po ndihet mjaftë mirë.
Xhafer Zeneli ka treguar se e ka marrë poashtu vaksinën dhe po ndihet mirë, duke shtuar se nuk ka ndonjë simptomë.
Kurse Shemsie Novebërdaliu tha se ka aplikuar para dy javësh dhe tani e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
“Kjo është si vaksinat e zakonshme, s’ka nevojë për frikë”, është shprehur ajo.
Siç edhe kishte paralajmëruar Qeveria gjatë ditës ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve në gjithë vendin.
Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të vaksinohen deri në 60% e qytetarëve dhe se do të jepen 320 mijë vaksina në muaj.