UBT News

Ka filluar gjykimi i bashkëpuntores së Jeffrey Epstein, ajo rrezikon të dënohet me 80 vjet burg

Gjyqi i Ghislaine Maxwell ka filluar të hënën, me prokuroren që tha se se socialistja britanike joshte vajzat e mitura për financierin e ndjerë Jeffrey Epstein për të abuzuar seksualisht, përcjell UBT News.

Maxwell është në gjyq për rekrutimin e katër vajzave të mitura të cilat janë abuzuar nga Epstein midis viteve 1994 dhe 2004. Epstein bëri vetëvrasje në burg në teksa teksa priste gjyqin për akuzat për abuzim seksual.

Ndërsa Maxwell është deklaruar e pafajshme për tetë akuza për trafikim seksual dhe krime të tjera. Ajo do të përballet me 80 vjet burg nëse shpallet fajtore.

Gjyqi vjen në vazhdën e lëvizjes #MeToo, e cila ka inkurajuar viktimat e abuzimit seksual të flasin kundër burrave të fuqishëm si Harvey Weinstein dhe R. Kelly të akuzuar për sjellje të pahijshme./UBTNews/

Exit mobile version