“Zonja e Vjetër” dëshiron me çdo kusht që ta përforcojë repartin e sulmit.
Gjigandi italian Juventus ka vënë sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial, në krye të listës së dëshiruarve për ta transferuar, raporton “Calcio Mercato”.
Sulmuesi francez është njëri nga disa transferimet që Juventusi ka identifikuar, në qoftë se dështon transferimi i yllit të Fiorentinas Dusan Vlahovic, përcjell KosovaPress.
Përkrah Martial, emrat e tjerë që mund të transferohen te “Zonja e Vjetër” në muajin janar janë Darwin Nunez, Alexandre Lacazette dhe Gianluca Scamacca.
Këtë sezon, Martial nuk është duke gjetur minutazhë të mjaftueshme te Manchester United, ku ka arritur të bëjë shtatë paraqitje në të gjitha garat për skuadrën angleze, duke regjistruar vetëm një gol mbi emrin e tij.